Vdes në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri
13 qershor 2024
| 20:35
Muhamet Beqiri, nënoficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vdekur sot pas një sulmi kardiak.
Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja. Sipas njoftimit, Beqiri vdiq në vendin e tij të punës si pasojë e një sulmi kardiak.
FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të saj.
“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në ngushëllim.