Cali sot ka ditëlindjen: Valon Murati me një urim emocionues

01 janar 2024 | 17:57

Valon Murati ka kujtuar se sot është ditëlindja e Sali Mustafës – Calit.

Ai shkruan:

Sot në këtë ditë të parë të vitit, nuk mund të harrojmë ditëlindjen e shokut tonë të dashur Sali Mustafa – Cali i cili padrejtësisht është dënuar dhe vazhdon betejën e tij ligjore duke u mbajtur në Hagë!

Betejat e tij jetësore në të kaluarën ishin të pamumërta por ai çdoherë doli fitimtar në funksion të lirisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Kjo beteja e fundit është më e vështira sepse për shkal të kontekstit absurd është më e padrejta. Por Cali ynë nuk dorëzohet dhe nuk u përulet vështirësive.

Sot në këtë ditë kur ai i mungon familjes, shokëve dhe atdheut, ia uroj me gjithë zemër ditëlindjen dhe i uroj çdo të mirë në këtë vit që sapo kemi hyrë!

Ditëlindjen besoj se në rrethanat e burgut do ta festojnë bashkë me Bacin Jakup, të cilit i uroj po ashtu ditëlindjen duke shpresuar se nuk do të jetë e gjatë dita kur ditëlindjet e tjera do t’i festojnë në gjirin e familjes e shokëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se…