Kurti flet për sfidat në qeverisje: Kemi ngritur imazhin e Kosovës në botë
Kryeministri i Kosovës i përshkruan vitet e tij në qeverisje si vite me shumë sfida, por sipas tij, ka edhe të arritura.
Kurti thotë se e arritura më e madhë është në ekonomi.
“Këto tri vjet ishin me plot sfida, por edhe të arritura ku besoj që një ndër të arriturat kryesore është fakti që kemi ngritur Kosovën sa i përket ekonomisë me një rritje prej 6.2% të produkteve vendore, mesatarisht në këto tri vite, tha Kurti.
Tutje, Kurti ka fajësuar Gjykatën Kushtetuese ku siç thotë ai shumë çështje nuk kanë arritë të realizohen për shkak të kësaj Gjykate.
“Sfidat kryesore që i kam pas dhe më kanë marrë kohë është që një dyzi ligjesh të reformave substanciale, sociale, ekonomike dhe të drejtësisë në Kosovë kanë ngelur të bllokuara në Gjykatën Kushtetuese dhe një pjesë e mirë e tyre praktikisht ose janë deformuar ose anuluar, pra më së shumti kohë shpejtësia jo e dëshirushme që e kishim synuar për reformat e mëdha në vendin tonë”, tha Kurti.
Tutje, ai shton se me qeverisjen e tij është ngritur imazhin i Kosovës në botë.
“Përkundër këtyre, unë jam i kënaçur me atë çfarë kemi bërë, sepse jemi ngritur edhe tek luftimi i korrupsionit e lirisë së mediave. Pra, është ngritur imazhi ynë në botë, është forcuar pasaporta e Kosovës, kemi bërë edhe transformime të cilat ose janë realizuar ose janë në rrugë për t’u realizuar”, tha Kurti në RTK.