Thaçi ia thotë Ramabajës: Përmendorja e Hashim Thaçit është 100 metra alltan, nuk e arrini asnjëherë

09 prill 2024 | 22:00

Menduh Thaçi para Ramabajës: Përmendorja e Hashim Thaçit është 100 metra alltan, nuk e arrini asnjëherë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi në Pressing.

Ai tha se përmendorja e Thaçit është 100 metra alltan.

“Hashim Thaçin jo që e keni çu në Hagë, po sytë me ja nxjerrë, këmbët me ja pre, duart e kokën. Përmendorja e Hashim Thaçit prej tokës 100 metra është alltan, si udhëheqësi i kryengritjes më të ngritur të kombit të shekullit 21. Se mbërrini dot ju atë, na leni rehat”, i tha Thaçi analistit Ramabaja në Pressing.

“Kjo është retorike banale”, i tha analisti Ramabaja atij.

“Nuk është hiç retorikë banale. Vetëm jeni duke deshtë me marrë hak”, ia ktheu Thaçi Ramabajës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit…