“Oh Zot qysh s’mujte ëndrrat tua mej realizua…”, postimi prekës i gruas së Faton Hajrizit pas lajmit për vdekjen e tij
19 korrik 2024
| 16:02
Autoritetet serbe kanë njoftuar se sot është vrarë Faton Hajrizi, i cili po kërkohej nën dyshimet për vrasjen e një polici serb në Loznicë, afër kufirit Bosnjë – Serbi, 40 orë para kapjes.
Partnerja e tij Liridona Shala ka postuar disa fotografi të përbashkëta, derisa ka shprehur dhimbjen për humbjen e të dashurit të saj.
Postimi Origjinal i Liridonës për Fatonin:
Momentet e pa harrushme gjithmon ne zemren tem
Ke me qen 🥲🥲💔💔oh zot qysh smujte andrrat tua mej realizu qka te bonen be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemer te madhe . Dot mbetesh
I pa harruarr ne zemrat tona 💔💔🥲🥲🥲🥲🥲🥲