Shurdhaj kërkon nga invalidët e luftës që përmes gjykatës të kërkojnë pensionet e tyre
Fadil Shurdhaj ka dekada që e udhëheq Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe ka vite që ballafaqohet me problemin e njëjtë – atë që shumë invalidë mbesin pa pensionet e tyre.
Ani që shumë nga ata kanë humbur gjymtyrët e trupit, e shumë të tjerë bashkëjetojnë me vragat që janë në trupin e tyre, që nga lufta, shteti i obligon ata të heqin dorë nga njëri prej pensioneve të tyre, qoftë ai i invalidit apo ai kontributdhënës.
Kjo gjë ishte e përcaktuar me ligjin e vjetër për vlerat e luftës, i miratuar në 2011. Por ky nen bie në kundërthënie me ligjin e ri të vitit 2014, në të cilin thirret shpeshherë qeveria e Albin Kurti.
Andaj, Shurdhaj është i bindur se jo vetëm invalidët, por të gjitha kategorive të luftës u takon pensioni i dyfishtë.
Sipas tij, të gjithë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve duhet t’i dërgojnë lëndët në gjykatë që ta realizojnë të drejtën e tyre, pasi po ndodh që vetëm këto të fundit vendosin në favor të tyre.
Problemet, në të cilat po hasin invalidët, tash i janë bërë të ditura edhe Avokatit të Popullit.
Sipas Shurdhajt, Ministria e Financave vetëm sa po i shkakton probleme vetes, pasi po bën që paratë të tërhiqen nga përmbaruesit, pasi gjykatat gjithmonë vendosin për të drejtën.