Klinaku: Të thuash të jemi gati për luftë, në anën tjetër të mos bësh asgjë rreth mobilizimit të popullit është hipokrizi
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj deklaratave të eksponentëve më të rëndësishëm të pushtetit që në vazhdimësi po flasin për mundësinë e një sulmi të ri në Kosovë nga ana e Serbisë, shkruan Periskopi.
Klinaku u shpreh se të thuash se duhet të jemi gati për luftë, e në anën tjetër të mos bësh asgjë rreth mobilizimit të popullit të Kosovës për luftë, është hipokrizi.
“Në njërën anë të thuash se duhet të jemi gati për luftë, sepse mund të ketë sulm nga serbia dhe atë të përmasave më të mëdha, e në anën tjetër të mos bësh asgjë rreth mobilizimit të popullit të Kosovës për luftë, është HIPOKRIZI.”-ka përfunduar ai në një shkrim në Facebook.