Kurti pas takimit me Escobarin shpreh gatishmërinë t’i adresojë shqetësimet për dinarin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se me të kanë biseduar për disa cështje me rëndësi.
Kurti bëri të ditur se emisarit amerikan ia ka theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Po ashtu, Kurti theksoi se e ka informuar atë për hapat e Qeverisë për ta mbështetur tranzicionin për rregullatoren e re të BQK-së.
“Takim i shkëlqyeshëm me emisarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen dhe theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka marrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullatores së BQK-së dhe gatishmërinë tonë për t’i adresuar çështjet në vazhdim”, tha ai.