Përurohet kompleksi memorial për ushtarët e UÇK-së në fshatin Marec
10 nëntor 2024
| 22:38
Në fshatin Marec të Prishtinës, u përurua kompleksi memorial i dëshmorëve dhe martirëve. Me dhimbje e krenari u përkujtuan të rënët, ndërsa pati kritika për zvarritjen e këtij kompleksi ndër vite.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ndihet krenar për finalizim të kompleksit memorial në nderim të dëshmorëve me vepra.
“Kompleksi Memorial i Marecit është dëshmi e përjetshme e idealeve të dëshmorëve tanë – një vend që na kujton madhështinë e flijimit për atdhe. Ky kompleks, me muzeun e tij, është një thirrje për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për Kosovën. Ne si Kryeqytet do të përpiqemi që të kontribuojmë në vazhdimësi që vepra dhe sakrifica e tyre të mbetet dëshmi për gjeneratat në vijim”, tha Rama.