Tasholli për Qeverinë Kurti: Me vjedh vodhën sa e paten takatin e ku mujten
Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për udhëheqjen e vendit gjatë këtij mamdati, duke thënë se kanë bërë dëme “sa s’kanë ba të tjerët për 20 vjet”, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tasholli akuzon Qeverinë për vjedhje, nepotizem e kurdisje të tenderëve.
“Me vjedh VODHEN sa e paten takatin e ku mujten; po t’unte ishin kane mozomakeq.
M’i kurdis TENDERET i kurdisen ne krejt pozitat ku u shtrine. M’i punesu familjet e dostat i punesuan. Ne secilin dikaster ka ni SEKSER e montun. Krejt lloqin e partive tjera qe provun m’u dlire i mlodhen dhe dojne m’i ba AKADEMIKE me diploma. Per ni mandat bonen dem dhe e FLLIQEN sa s’kane ba te tjeret per 20 vjet. Por, nuk mujten me ba pune sa bonen ata para tyne”, ka shkruar Tasholli ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Me vjedh VODHEN sa e paten takatin e ku mujten; po t’unte ishin kane mozomakeq.
M’i kurdis TENDERET i kurdisen ne krejt pozitat ku u shtrine. M’i punesu familjet e dostat i punesuan. Ne secilin dikaster ka ni SEKSER e montun. Krejt lloqin e partive tjera qe provun m’u dlire i mlodhen dhe dojne m’i ba AKADEMIKE me diploma. Per ni mandat bonen dem dhe e FLLIQEN sa s’kane ba te tjeret per 20 vjet. Por, nuk mujten me ba pune sa bonen ata para tyne.
Pertej kesaj, ky pushtet i pelkym kulturalisht e politikisht provoi diçka me shume: qe objektivat “personale” t’i realizoje permes agjendave ideologjike.
Dhe gjeti mrena shoqnise meraklinje te temave t’medha. “Nje shoqni” e magjepsun me “temat e medha” per shkak te kompleksit te vocerrise se saj – krejt t’u pas qef m’u marr me Keshillin e Sigurimit e kerkush me berllogun para dere e ajrin e ndotun.
E cytun nga folklorizimi i politikes se ansamblit te kengeve dhe valleve popullore t’quajtur Qeveri, ua nxjerri arpallakun vendit.
Keta shtjerres energjie qe nuk prodhojne kurgja e kane zaptu mediokritetin e ketij vendi tu e palu e tute kishe me dijen e tyne, a 90% dibiduza follirante (kqyrni emnat qe i kane ne perfaqesime).
Tash, qysh n’kohen e internetit ju pre udha kesaj shoqnie e perfundoi te mitet Trepça, Koperativa, Voçari, Fondi Sovran, Ushtria e Festivali i Kenges, tu pas mundesi me dale nga jermi e hipnoza e “mendesise albanologjike”, mbetet gjegjeze.
Qysh ky pushtet i ndrroi temat e Ligjshmerise, Ambientit, Teknologjise, Shendetesise dhe Ekonomise me kasetat e Vitit t’Ri dhe “intelektualet” u shymen, nuk e di. Po get shoqni improvizatoresh deri n’asht. ?