Ministria e Rozeta Hajdarit shpenzon mijëra euro edhe për dy ekspertë të jashtëm
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, nuk e ka ndërmend t’i ndal shpenzimin e buxhetit në angazhimin e ekspertëve të jashtëm.
Kjo ministri përmes procedurës së prokurimit ka përzgjedh për t’i angazhuar dy eksperte, njëra për Menaxhim Financiar dhe tjetra për monitorim dhe vlerësim, ani pse këto shërbime ka mund të kryhet edhe nga stafi i brendshëm, raporton Gazeta10.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të shpenzojë 3 320 euro për angazhimin e këtyre eksperteve.
Konkretisht, Adile Osmani do të angazhohet si eksperte për Menaxhim Financiar dhe do të përfitojë 1 660 euro nga MINT.
Njëjtë edhe Valmire Morina Tuna do të përfitojë po ashtu 1 660 euro, por kjo si eksperte për monitorim dhe vlerësim, raporton Gazeta10.
Kjo ministri ditë më parë ka shpall tenderë edhe për angazhimin edhe të dy ekspertëve tjerë, të cilët parashikohen të paguhen me shumë të majme
Kjo ministri ka planifikuar të shpenzojë hiç më pak se 100 mijë euro për angazhimin e dy ekspertëve të jashtëm, njëri ndërkombëtarë dhe tjetri vendor.
Këta dy ekspertë siç është cekur në shpalljen e tenderit do të angazhohen për finalizimin e Strategjisë Kombëtare për Investime (Politika Kombëtare për Investime) dhe Planit të Veprimit me Kostim.
Eksperti ndërkombëtarë parashihet të angazhohet për 85 ditë pune dhe ai vendor për 100 ditë pune.
Brenda pak ditësh pritet që të bëhet përzgjedhja edhe këtyre dy ekspertëve.