Shteti do të shpenzojë 832 mijë euro për bukë, kifle e byrekë
Buxheti i Kosovës do të paguajë 832 mijë euro për furnizim me bukë dhe brumëra.
I gjithë ky furnizim do të bëhet për 7 institucione të Kosovës.
Agjencia Qendrore e Prokurimit përmes një tenderi ka përzgjedh kompaninë fituese që do të bëjë furnizimin me bukë dhe brumëra.
I tërë ky shpenzim pritet të ndodh brenda një viti, pasi që kontrata ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti dhe do të skadojë më 30 nëntor të vitit të ardhshëm.
Gazeta10 mëson se me këto para shteti do të blejë 460 mijë bukë të bardha e 113 mijë e 850 bukë të zeza. Në mesin e artikujve që do të blihen do të jenë edhe kifle e byrekë.
Gazeta 10 u sjell të plotë dokumentin e furnizimi që është paraparë të bëhet.
E gjithë kjo blerje do të bëhet për shtatë institucione të vendit, ku listën e plotë mund ta shihni të plotë më poshtë.