
Wuhani brenda dhjetë ditësh do t’i testojë të gjithë qytetarët
12 maj 2020
| 09:57
Wuhani, qyteti kinez ku u shfaq Covid-19 në fund të vitit 2019, do të kryejë testime për të gjithë qytetarët brenda 10 ditëve për shkak të frikës për një valë të dytë të Covid-19.
Autoritetet njoftuan planin e testimit në një “njoftim emergjence” sipas mediave shtetërore.
Kjo masë vjen si përgjigje ndaj gjashtë infeksioneve të reja që u shfaqën në Wuhan javën e kaluar pasi mbi një muaj nuk kishte raste të reja.
Njoftimi urgjent është lëshuar “për ta forcuar parandalimin dhe kontrollin shoqëror, për ta parandaluar rikthimin e epidemisë dhe forcimin e normalizimit të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.
Deri më tani në Kinë janë shënuar 4 663 viktima dhe janë regjistruar 82 919 të infektuar.