Wuhani, qyteti që mposhti koronavirusin
Disa kompani në Wuhan, qytetin kinez nga ku edhe nisi pushtimi i korona virusit, në fund të vitit të kaluar, do të lejohen të rifillojnë punën, kanë thanë zyrtarët rajonalë të mërkurën.“Bizneset e përfshira në sigurimin e nevojave të përditshme mund të rifillojnë punën dhe prodhimin menjëherë, ashtu siç mund të bëjnë edhe ata që janë të rëndësishëm për zinxhirin global industrial, pasi të merret miratimi”, ka treguar qeveria rajonale e Hubeit.
Kompanitë e tjera mund të rifillojnë punën vetëm pas 20 marsit. Rregulla të ngjashme do të aplikohen edhe në zonat e tjera që konsideroheshin të rrezikshme, jashtë Wuhanit, ku kompanitë e prekura nga rregullat për parandalimin e virusit, mund të rifillojnë punën.
Ndërkohë edhe avionët e pasagjerëve, trenat, makinat, anijet dhe autobusët në qytet, në zonat me rrezik mesatar dhe të ulët, përjashtuar Wuhan-in, do të lejohen të rifillojnë gradualisht operacionet. Sidoqoftë, autoritetet thanë se do të vazhdojnë masat strikte të kontrollit në Wuhan dhe provincën Hubei.