Ndizen qirinj në Prishtinë për të nderuar viktimat civile hebreje
12 tetor 2023
| 19:57
Te enjten në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të viktimat civile hebreje të sulmit terrorist të Hamasit.
Qirinjtë janë ndezur para Teatrit Kombëtar të Kosovës nën organizimin e gazetarit Ridvan Berisha së bashku me një grup vullnetarësh.
Izraeli ka shpallur gjendjen lufte pasi grupi palestinez në pushtet Hamas filloi një operacion ushtarak kundër Izraelit, duke u infiltruar nga deti, toka dhe ajri në zonat e banuara izraelite dhe duke lëshuar mijëra raketa.
Të shtunën në mëngjes, dhjetëra luftëtarë palestinezë bastisën bazat izraelite në rajon, duke zënë në befasi aparatin izraelit të sigurisë.