Hamza nga Kalaja e Vushtrrisë premton përmirësimin e jetës së qytetarëve: Paga më të larta dhe ekonomi më të fortë

08 tetor 2024 | 21:17

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka vizituar sot Vushtrrinë, ku qëndroi në Kalanë e këtij qyteti dhe takoi mësimdhënës, ndërmarrës, student dhe njerëz të artit e kulturës të kësaj komune.

Hamza përmes disa fotografive të postuara në Facebook tha se qytetarët meritojnë paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësië më të mirë dhe arsim më cilësor.

“Ne do të vazhdojmë të flasim dhe punojmë vetëm për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe vendin tonë. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe me përkushtim e punë do ta bëjmë më të mirë!”, shkroi Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit…