Kryeziu për Qeverinë Kurti: Qeverisje me skandale dhe afera korruptive, pa asnjë vlerë e standard të ndryshëm nga të tjerat

02 gusht 2023 | 16:28

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas publikimit të skandaleve të ministres së Indrustrisë, Rozeta Hajdari.

Ai ka shkruar se kjo qeveri po dështon të ofroj një model tjetër qeverisës.

“Qeverisje me skandale dhe afera korruptive, pa asnjë vlerë e standard të ndryshëm nga të tjerat”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti po dështon të ofrojë një model tjetër qeverisjeje. Qeverisje me integritet dhe etikë. Qeverisje pa nepotizëm, pa skandale e pa afera korruptive.

Qeveria dhe zyrtarët e lartë të qeverisë janë përgjegjës dhe pas aferave e skandaleve marrin të paktën veprime morale si dorëheqje apo vendime shkarkimi, dhe të zhveshur nga fuqia e pushtetit presin që drejtësia të flasë.

Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën dhe nuk po ndodhë as me këtë qeveri. Qeverisje me skandale dhe afera korruptive, pa asnjë vlerë e standard të ndryshëm nga të tjerat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita nxori një rezultat të…