Islami: E keqja më e madhe e VV-së, është grupi i Tiranës
Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka thënë se “grupi i Tiranës” brenda Lëvizjes Vetëvendosje është e keqja më e madhë që e ka kjo parti.
Ai e përmendi Hysamedin Ferajn, për të cilin tha se është ekstremist dhe kundër Skënderbeut.
Sipas tij Kosova dhe Shqipëria asnjëherë më parë nuk kanë pasur raporte më të këqija se tash.
“E keqja më e madhe e VV-së, është grupi i Tiranës. Ata janë njerëz që në vendin e vet kanë dështu e vijnë me ba Kosovës. Hysamedin Feraj është kundër figurës së Skënderbeut, është njeri ekstremist i religjioneve islame. Bojken Abazi po ashtu. VV ka të drejtë ka të drejtë me kandidu në Tiranë por s’ka nevojë me shku me të gjitha ministrat. Edhe ajo zonja (Dejona Mihaili), po sjellin në VV frymën e ndarjes së mëtejme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Asnjëherë Kosova dhe Shqipëria nuk kanë qenë më larg”, tha ai./Dukagjini