Xavi: Barcelona duhet të përmirësohet
29 janar 2023
| 12:15
Barcelona u mjaftua me një gol të Pedrit ndaj Gironës, ndërsa trajneri i katalanasve, Xavi ka kërkuar nga sulmi që të ketë më shumë guxim.
“Ne duhet të guxojmë të bëjmë më shumë gjëra në sulm. Kemi krijuar shumë raste nën presion të lartë, por nuk kemi qenë plotësisht të saktë në sulm. Duhet të jemi më të qetë në pjesën e kundërshtarit. Unë largohem i kënaqur me tre pikët, por duhet të përmirësohemi. Dembele- Ka një lëndim. Dembele ka vënë re diçka, kështu që me siguri ka një lëndim. Ai ka vënë re një dëmtim në kuadriceps”, ka thënë Xavi.