Xavi: Çështja e rikthimit është në dorën e Messit
Leo Messi-Barcelona nuk pritet të jetë një telenovelë e gjatë, kjo pasi “pleshti” e ka me nxitim, në tavolinë e presin disa oferta shumë të fuqishme ekonomike.
Sigurisht dëshira e Messit, e trajnerit Xavi, dhe pa diskutim e tifozëve, është që legjenda argjentinase të rikthehet në “Camp Nou”.
“Situata është e tillë, vendimi është në dorë të presidentit dhe babait të Leos, të shohim se çfarë do të ndodhë. Në fund vendimi i takon Leos, të shohim”, u shpreh Xavi duke shtuar: “Për momentin jemi në rregull me planin e financave, tani do të punojmë për të përforcuar ekipin aty ku ka nevojë”.
“Përpjekja e fundit për Messi”-n shkruan Sport në faqen e parë duke shtuar se presidenti Laporta do të paraqes ofertën e tij për Messin, gjithashtu do t’i paraqes La Ligas planin e financave. Në çdo rast, Barcelona është e detyruar të shes fillimisht për të bërë të mundur rikthimin e argjentinasit.