Xavi dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës

22 tetor 2021 | 21:21

Pankina e Barcelonës mbetet një temë shumë e nxehtë, teksa e ardhmja e Ronald Koeman është gjithmonë në pikëpyetje dhe Xavi do të donte të përfitonte nga mundësia.

Legjenda e futbollit spanjoll, sot trajner i Al Sadd, është duke e ëndërruar postin e trajnerit të Barcelonës, dhe e ka përsëritur në intervistën 20 minuta, shkruan  Corrieredellosport.

“Unë dua të drejtoj Barcelonën. Nuk e kam fshehur kurrë, ky është qëllimi dhe ëndrra ime. Nëse vjen një ofertë, patjetër se do ta vlerësoj”, tha Xavi.

Xavi i cili ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij, por presidenti Laporta preferoi të vazhdonte t’i jepte besim trajnerit holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Planet e qeverive për nxjerrjen e lëndëve djegëse fosile deri…