Xavi: E kemi detyrim kualifikimin, kërkojmë mbështetjen e tifozëve

13 prill 2022 | 18:00

Barcelona do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Ligës së Evropës, takim që do të luhet në “Camp Nou”.

Një sfidë shumë e rëndësishme për katalanasit të cilët do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale pas barazimit 1-1 të arritur në duelin e parë në Gjermani. Në konferencën për shtyp trajneri Xavi Hernandez foli për përballjen me gjermanët, ku spanjolli shprehet se skuadra e tij e ka detyrim kualifikimin përballë tifozëve të tyre.

“Ne kemi detyrimin të fitojmë. Duhet të jemi të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë. Është klubi më i vështirë në botë, më kërkues. Të fitosh duke luajtur mirë është shumë e vështirë. Për ta është ndeshja më e rëndësishme në histori. Ne duhet të përshtatemi me intensitetin dhe dëshirën e tyre. Nesër tifozët duhet të jenë me ne dhe të tregojnë se çfarë kanë bërë që kur kam qenë trajner. Unë jam i sigurt se do të jenë aty për të na mbështetur”, ka deklaruar Xavi.

Për atmosferën në “Camp Nou”, Xavi ka deklaruar: “Të luash ndeshjen e dytë në shtëpi është një nga çelësat e ndeshjes. Tifozët tanë nuk do të na lënë keq. Ne do të përpiqemi t’i bëjmë ata të ndihen krenarë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Srpska, bazuar në…