Xavi: E merituam kualifikimin

26 janar 2023 | 15:37

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e ka fshehur gëzimin e tij për suksesin e arritur kundër Sociedadit, që i ka dhënë të drejtën për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Duke analizuar takimin, ai është shprehur i kënaqur me atë çfarë ka dhënë skuadra, ndonëse shpresonte që Barça ta shfrytëzonte më mirë epërsinë numerike.

“Jam i kënaqur, pasi ia kemi arritur objektivit. Ka qenë një ndeshje e fortë dhe shumë e vështirë siç e kishim parashikuar. Mendoj se në tërësi kemi bërë një paraqitje të mirë dhe në fund e kemi merituar kualifikimin. E kishim të qartë se çfarë duhej të bënim. Pasi ata mbetën me dhjetë vetë detyra jonë nuk është se u lehtësua, pasi ata u mbyllën në mbrojtje, duke mos na lënë hapësira. Për fat e gjetëm shpejt golin e avantazhit. Natyrisht duke qenë me një lojtar më shumë në fushë duhej ta kishim mbyllur më shpejt takimin. Por natyrisht që meritë ka dhe Sociedadi që ka luftuar deri në fund. Treguan se janë një rival i denjë, një skuadër e madhe”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A mund të ndikojnë ndryshimet e shpeshta të motit në…