Xavi e pranon: Nuk mund të garojmë me PSG-në për Dembelen

02 gusht 2023 | 13:25

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar se janë të dorëzuar për çështjen e Ousmane Dembele.

“Ousmane Dembele na ka njoftuar se dëshiron të largohet tek PSG. Nuk mund të garojmë me PSG, oferta e tyre është shumë e lartë, ai gjithashtu ka folur me Luis Enrique dhe Al Khelaifi. Më dhemb sepse jemi kujdesur për të që ai të ndihet i lumtur këtu. Por nuk mund të garojmë për të, ai do të largohet”, ka thënë Xavi.

26-vjeçari ishte transferuar tek Barcelona në vitin 2017 për 135 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini -Kur fyhen dhe kërcënohen në mënyrë masive…