Xavi: Gjyqtarët nuk e kanë ndihmuar asnjëherë Barcelonën

29 shtator 2023 | 11:10

Barcelona do të luajë nesër një ndeshje interesante ndaj Sevillas.

Trajneri Xavi Hernandez në konferencë për shtyp u shpreh se skuadra duhet të jetë e përqendruar në fushë dhe të mos përsërisë gabimet në mbrojtje.

Nga ana tjetër, i pyetur sërish për akuzat në çështjen “Negreira”, Xavi theksoi se Barcelona e tij nuk është ndihmuar kurrë nga arbitrat.

“Nuk e kam pasur kurrë ndjesinë se arbitrat favorizojnë Barcelonën, kurrë. Kam shumë punë me ekipin dhe nuk dua të merrem me këtë çështje tani. Na duhet që në ndeshjen me Sevillan të jemi më të përqendruar dhe të mos përsërisim gabimet në fazën defensive. Jemi përmirësuar në sulm, por duhet të rikthehemi te performancat e sezonit të kaluar sa i takon mbrojtjes”, deklaroi Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer, është rikthyer në stërvitje,…