Xavi: Javën e ardhshme merret vendimi për Messin

02 qershor 2023 | 13:31

“Javën e ardhshme do të merret një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Lionel Messi. Duhet ta lëmë të qetë dhe të mos e shqetësojmë më për këtë çështje”, u shpreh trajneri i Barcelona, Xavi.

“Dyert e Barcelonës janë të hapura për të, janë gjithnjë të hapura”, shtoi më tej trajneri i ekipit “blaugrana” në lidhje me sulmuesin argjentinas, që pritet të lërë PSG-në këtë verë, kur dhe skadon kontrata.

“Do të jetë vetë Messi ai që do të marrë një vendim për transferimin, pasi ai do të vendosë për të ardhmen e tij. Ai e respekton PSG dhe dëshiron ta mbyllë sa më mirë sezonin aty”, ka shtuar Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Kuvendin e Kosovës ka…