Xavi ‘kërcënon’ Dembelen: Rinovo ose të shitëm  

19 janar 2022 | 15:01

Ousmane Dembele po kthehet në një çështje të madhe në shtëpinë e Barcelonës. Xavi nuk përdor lojëra fjalësh kur pyetet mbi situatën e sulmuesit francez.

“Nuk mund të presim më shumë, o rinovon ose do të gjejmë një zgjidhje për ta shitur menjëherë. Nuk shoh alternativa të tjera. Më thotë që dëshiron të qëndrojë por nuk firmos, këtë nuk e kuptoj këtë”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

Dembele është futur në vitin që i skadon kontrata, në fund të sezonit mund të largohet falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 8 miliardë euro janë inkasuar të hyra tatimore dhe…