Xavi: Kur nuk e ‘vret’ Realin, Reali të ‘vret’ ty

06 prill 2023 | 10:42

Barcelona pësoi humbje të thellë nga Real Madridi në ndeshjen kthyese të gjysmfinalës së Kupës së Mbretit (0-4), duke e humbur shansin të kualifikohet në finale.

Trajneri Xavi Hernandez ka thënë se kur nuk e “vret” Realin, Reali të “vret” ty.

“Ne nuk jemi mjaft të pjekur. Kemi kaq shumë lojtarë të rinj dhe ata duhet të mësojnë se si të konkurrojnë më mirë. Kur nuk e vret Realin, Reali të vret. Ne nuk shënuam të paktën një gol. Ata ishin më të mirë se ne dhe ky është futbolli”, ka thënë Xavi.

Xavi me pas ka thënë se ndryshe nga edicioni i kaluar, Barcelona ka shënuar një ngritje dhe pas Superkupës është në rrugë të mirë për të fituar edhe La Ligën.

“Le të kujtojmë se nga kemi ardhur. Kur mbërrita, ne nuk konkurruam për asgjë. Një vit më vonë, ne mund të fitonim La Ligën dhe ne kemi fituar Superkupën. Për mua, ky është përparim i mirë”, ka shtuar Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar fermerët se e ka shtyrë…