Xavi: Lewandowski, lider i lindur

29 gusht 2022 | 11:11

Barcelona dhuroi spektakël ndaj Valladoidit, teksa katalanasit triumfuan pastën 4-0. Lojtari i ndeshjes përsëri ishte Robert Lewandowski, i cili edhe në këtë ndeshje arriti të shënonte dopietë duke udhëhequr Barçën drejt fitores.

Trajneri Xavi Hernandez nuk i ka kursyer lavdet për polakun, teksa ka theksuar se Lewandowski është një lider i lindur dhe se janë me fat që e kanë në “Camp Nou”.

“Që Lewandowski shënon, kjo nuk është risi për mua apo për të tjerët. Unë dua të ndaj diçka tjetër me ju, dua të ndaj mënyrën se si ai luan, se si e zgjedh kohën, se si lëviz, se si e mbron topin. Të gjitha i bën në mënyrë të shkëlqyer. Ai është një lojtar fantastik, spektakolar. Ai është një lider i lindur. Unë dhe Barcelona jemi të bekuar që e kemi në skuadër, sepse ai është një shembull për të gjithë, një punëtor i palodhur dhe shumë modest. Duket sikur e gjithë skuadra punon për të, por në fakt ai po punon aq shumë për skuadrën, është një lojtar që di të bëjë diferencën në fushë, komunikon me të rinjtë dhe i udhëzon”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besim Xani, filozof Këtu e shtatëdhjetë vjet më parë…