Xavi liston tri kushte për të qëndruar te Barcelona, i dyti është pothuajse i pamundur
02 prill 2024
| 12:26
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar largimin në fund të sezonit 2023/24, por ai mund të mbetet pjesë e klubit nga “Camp Nou” edhe në edicionin e ardhshëm.
Sipas gazetarit të “Mundo Deportivo”, Fernando Polo, Xavi ka një listë me tre kushte për të vazhduar në rolin e tij si trajner i Barcelonës.
Kushti numër 1 thuhet se Barça duhet të performojë mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, si të arrijë në finale apo edhe ta fitojë atë. Barça gjithashtu duhet të luftojë për La Ligën deri në fund. Kjo kërkesë është e skuadrës, jo e drejtuesve të klubit.