Xavi me çdo kusht e dëshiron Kimmichin
29 nëntor 2023
| 14:23
Ylli i Bayern Munchen, Joshua Kimmich është synim kryesor i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez. Prestigjiozja spanjolle “AS” pohon me bindje se klubi spanjoll e ka seriozisht interesimin për shërbimet e tij.
Xavi ia ka bërë të qartë presidentit katalanas, Johan Laporta, se e do me patjetër “regjisorin” e rekordmenëve gjermanë, pavarësisht kostos.
Kontrata me “bavarezët” skadon në vitin 2025 për Kimmich dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit, aq më tepër kur kritikat krahas lojës së 28-vjeçarit janë rritur. Kimmich vlerësohet sipas “transfermarkt” në kuotën e 75 milionë eurove.