Xavi: Messi me uroj shumë fat, do flas me Laportan për transferimet në janar
Zyrtarisht një epokë e re te Barcelona ka nisur me trajnerin Xavi, i cili të hënën ka marrë drejtimin e “blaugranëve”.
Gjiganti spanjoll ka shkarkuar Ronald Koeman shkaku i rezultateve të dobëta, derisa sot (e hënë) kanë prezantuar Xavin, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Në konferencë për media, Xavi ka zbuluar se ka ish-ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka shkruar për t’i uruar fat.
“Leo Messi me shkroi duke më uruar shumë fat. Është i pabesueshëm, por nuk është këtu si Eto’o ose Ronaldinho, ne duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për lojtarët që më nuk janë te Barcelona”, ka thënë Xavi.
Më tutje, Xavi ka konfirmuar bisedimet me presidentin Joan Laporta për transferimet e mundshme në afatin kalimtar të janarit.
“Jemi duke folur me presidentin Laporta për transferimet e janarit, sigurisht. Të shohim si Ansu Fati do shërohet, unë dua të luajë me sulmues të krahut të hapur, kemi disa lojtarë që luajnë në sisteme të ndryshme”, ka thënë ai.
Xavi do jetë te Barcelona se paku deri në vitin 2024.