Xavi: Mourinho e dëmtoi imazhin e Real Madridit dhe ‘El Clasicos’

15 janar 2023 | 12:09

Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet sonte në mbrëmje mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Është një tjetër ‘El Clasico’ që pritet të jetë shumë i luftuar pasi është ndeshje finale dhe fituesi fiton trofe.

Megjithatë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shfaqur shumë respekt dhe admirim për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, por edhe për disa futbollistë madrilenë.

Tekniku katalunas ka thënë se ka kaluar koha kur ‘El Clasico’ ishte i dhunshëm dhe këtë gjë e kishte instaluar trajneri portugez Jose Mourinho gjatë kohës sa ishte trajner i Realit, derisa Xavi në atë kohë ishte futbollist i Barçës.

“El Clasico” në kohën sa ishte Jose Mourinho trajner i Real Madridit

“Gjatë kohës që Jose Mourinho qëndroi tek Reali nuk krijoi një imazh të mirë dhe nuk ishte pozitive për askënd, Ai duhet të tregonte dinjitet”, u shpreh Xavi. Tutje tekniku katalunas foli për Carlo Ancelottin duke e quajtur një zotëri të futbollit.

“Sa i përket Ancelottit, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe jemi takuar shumë herë. Madje i dhashë një çmim kur isha ambasador në Katar. Ai më duket një person i jashtëzakonshëm dhe një zotëri nga bota e futbollit”. “Ne duhet t’i përmbahemi linjës së sjelljes dhe të mos harrojmë se lufta mes nesh është vetëm në futboll. Unë e admiroj trajnerin dhe disa lojtarë të Real Madridit dhe nuk kam pse ta fsheh”, u shpreh Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…