Xavi: Ndaj Sevillas humbëm dy pikë 

22 dhjetor 2021 | 12:09

Skuadra e Barcelonës nuk shkoi më shumë se një barazim në transfertë kundër Sevillas (1-1).

Trajneri Xavi është shfaqur i zhgënjyer, pasi ka shprehur besimin se skuadra e tij e ka merituar fitoren.

“Mendoj se kemi humbur dy pikë, sepse ne e merituam më shumë. Ne duhej të fitonim, i kishim mundësitë. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me personalitet, me qarkullim topi dhe presion kur e humbnim. Jemi përmirësuar në shumë aspekte, por nuk qe e mundur të fitonim. Luftuam fort dhe jam krenar për ekipin. Mendoj se e meritonim të fitonim. Ndonjëherë duhet të kemi më shumë durim dhe pjekuri për ta kuptuar më mirë lojën. Do të më lërë pa gjumë ky barazim, sepse meritonim tri pikët. Gjithsesi, ne jemi në rrugën e duhur dhe kjo skuadër po i afrohet më shumë Barcelonës që unë dua”, ka thënë Xavi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është parë në formë sot gjatë stërvitjeve derisa…