Xavi: Nuk dua të jem Guardiola i ri
26 korrik 2022
| 15:31
Xavi Hernandez është krahasuar përsëri me trajnerin Pep Guardiola.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez do të ketë shumë punë për të bërë për të dalë nga hija e Pep Guardiola.
Megjithatë, Xavi ndjehet krenar për paralelet që tërhiqen, ndonëse thotë se interesi i tij është të bëjë një skuadër fituese.
“Nuk dua të jem Pep Guardiola i ri. Krejt çfarë dua është që Barca të fitojë dhe të bëhet skuadra më e mirë në botë përsëri. Unë jam nxënës i Pep Guardiolas dhe Johan Cruyff”, ka thënë Xavi.
Xavi Hernandez po përgatit një skuadër mjaft të fortë për edicionin e ri. Barca, nën urdhrat e Xavi pritet të jetë konkurruese në të gjitha garat.