
Xavi: Nuk e dimë nëse Messi do të rikthehet
28 prill 2023
| 17:45
Në deklaratat e tij para ndeshjes së Barcelonës ndaj Real Betis, trajneri spanjoll Xavi Hernandez nuk përmendi asgjë të re për temën e argjentinasit, Lionel Messi duke theksuar se fitorja e kampionatit është e para.
“Nuk e dimë nëse do të ndodhë rikthimi i Messit në Barcelonë. Jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Betisit. Sapo të fitojmë kampionatin do të flasim për këto çështje”, ka thënë Xavi.