Xavi: Nuk e meritonim humbjen
Barcelona nuk e meritoi humbjen ndaj Real Madridit, sipas trajnerit Xavi Hernandez. Duke folur për “DAZN”, trajneri i katalanasve pohoi se ekipi i tij dominoi 60 minutat e para të ndeshjes, por kur nuk shënon për të shkuar në 2-0, futbolli i ka këto gjëra.
“Na duhen pesë ose gjashtë raste për të shënuar një gol dhe ata shënojnë dy ose tre gola me dy ose dy raste e gjysmë”, ka thënë Xavi. “Sinqerisht, mendoj se ne ishim superiorë. Por Madridin, nëse e fal, i ka këto gjëra për të fituar ndeshjen. Në dhomën e zhveshjes lojtarët flasin për një penallti të pa dhënë, por sot ne nuk humbëm për shkak të arbitrit, sepse nuk i konkretizuam rastet, edhe pse morëm një humbje të pamerituar”, ka shtuar Xavi.
Sa i përket debatit që pati me Vinicius, Xavi e minimizon situatën. Trajneri sqaroi se ai i kishte thënë brazilianit vetëm se ai nuk ishte dakord me një faull ku ai thirri arbitri, por e bëri këtë “me respekt” si gjithmonë. “E admiroj dhe e respektoj si futbollist”, deklaroi Xavi.