Xavi: Nuk e prisnim të ishim kaq superiorë në ‘Santiago Bernabeu’

21 mars 2022 | 11:15

Barcelona e poshtëroi Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultatin e thellë 4-0.

Xavi ishte i befasuar me djemtë e tij të cilët zhvilluan një nga ndeshjet më të mira të gjithë sezonin edhe pse Barça të enjten kishte luajtur në Ligën e Evropës, por në “El Clasico” të gjithë ishin të motivuar për të treguar se Barcelona e vjetër është rikthyer.

“Ishte një mbrëmje e këndshme për tifozët e Barcelonës. Nuk e prisnim të ishim kaq superiorë në stadiumin e tyre, por mund të kishim shënuar më shumë gola. Reali kishte një javë pushim, ndërsa ne u kthyem nga Turqia të premten. Kemi luajtur një ndeshje spektakolare, jam shumë i kënaqur. Dominuam Realin në çdo aspekt, ishim dukshëm superiorë: në lojë dhe rezultat. Kënaqësi e madhe, largohemi të buzëqeshur”, ka thënë Xavi.

“Ne duhet të ecim përpara me gjithë përulësinë e botës… Le të festojmë duke pritur me padurim Sevillan dhe Ligën e Evropës”, ka deklaruar trajneri 42-vjeçar, i cili po arrin të krijojë diçka magjike te Barcelona në një kohë të shkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 23 dhe 24 Mars në Prishtinë do të organizohet…