Xavi: Nuk luajtëm mirë

04 mars 2024 | 14:54

Barcelona dështoi të marrë tri pikët e plota në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos (0-0).

Pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez analizoi përballjen e fortë me baskët, duke pranuar se skuadra e tij nuk luajti mirë.

“Mendoj se nuk luajtëm mirë, nuk sulmuam siç duhet. Duhet të kishim bërë një hap përpara, jemi të trishtuar. Nuk kemi dhënë versionin më të mirë, duhet të bënim më tepër. Është një mundësi e humbur për t’u afruar me vendin e parë. Skuadra mund të kishte bërë më shumë. E kishim të vështirë të gjenim hapësira. Duhet të përmirësohemi, por na vjen keq që e humbëm mundësinë për t’u afruar me Realin”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ikona e Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen, Michael Ballack e…