
Xavi nxjerr në shitje tre lojtarë
10 dhjetor 2021
| 14:03
Xavi Hernandez ka humbur durimin me skuadrën e tij, pas eliminimit nga Ligën e Kampionëve. Barcelona është mposhtur për herë të dytë këtë sezon nga Bayerni, për të humbur kështu kualifikimin tutje në atë kompeticion. Trajneri Xavi e sheh tashmë të pamundur të vazhdohet me këtë fond lojtarësh dhe qysh në janar do të nis revolucioni.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, trajneri në fjalë ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e emrave si Ter Stegen, Frenkie de Jong e Serginho Dest.
Bordi i Barcelonës thuhet se do të kërkojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Dest, derisa për dy të tjerët nuk ka akoma ndonjë shifër.