Xavi, pas eliminimit: Një zhgënjim shumë i madh
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, e quajti humbjen 3-2 të skuadrës së tij ndaj Eintracht Frankfurt të enjten në Camp Nou një “zhgënjim shumë të madh”.
Barça u mposht në të dyja ndeshjet e çerekfinales nga Frankfurti në Camp Nou, para pothuajse 30,000 tifozëve të ekipit gjerman që pushtuan Camp Nou për të parë ekipin e tyre duke bërë histori.
Xavi foli për humbjen, performancën e ekipit të tij dhe për atë që do të vijë këtë sezon pasi Barças i kanë mbetur edhe tetë ndeshje në La Liga për të përfunduar në Top 4, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është një zhgënjim shumë i madh, një turp i vërtetë, sepse ne donim ta fitonim këtë kompeticion, por duhet të përgëzojmë Eintracht-in, ata e merituan kalimin në gjysmëfinale dhe ne nuk dolëm mirë. Nuk luajtëm si kohët e fundit, prandaj jemi jashtë”.
Tutje, ai theksoi nuk shfrytëzuan mundësit që kishin, pavarësisht posedimit të topit.
“Ne u përpoqëm, por problemi ynë ishte futbolli. Ne kishim posedimin, por nuk e shfrytëzuam atë, gabimi ynë. Ishte një natë fatale. Ne bëmë shumë gabime, goli i tyre i dytë vjen nga një kundërsulm, penalltia ishte një gabim dhe në golin e tretë po shtypim njërën anë të fushës dhe i lejojmë të kalojnë në anën tjetër. Ishte diçka për të cilën folëm dhe nuk mund të ndodhë. Duhet të jemi autokritikë, nuk dolëm mirë dhe prandaj jemi jashtë”, shtoi ai.
“Tani duhet të rikuperojmë lojtarët dhe të vazhdojmë të konkurrojmë. Ne luajmë me Cádiz të hënën, liga është ajo që ka mbetur dhe ne duhet të vazhdojmë. Ne nuk mund të largohemi nga rruga në të cilën ishim, duhet të besojmë në atë që po bëjmë. Kemi bërë ndeshje të shkëlqyera, por edhe humbjet janë pjesë e futbollit. Nëse ky është një dështim, dhe unë nuk dua ta përdor atë fjalë, ne do të mësojmë më shumë nga gabimet tona. Kjo humbje duhet të na bëjë të besojmë më shumë në idetë tona, është çështje kohe dhe durimi”.