Xavi pas humbjes nga Reali: E kam besimin e klubit

15 janar 2024 | 14:26

Trajneri Xavi Hernandez ka folur për humbjen e Barcelonës nga Real Madridi (4-1) në finalen e Superkupës së Spanjës.

Trajneri i blaugranas ka thënë se ai nuk ndihet nën presion dhe ka besimin e bordit të klubit.

“Kam besimin e klubit, kjo është mjaft e qartë. Unë besoj në projekt deri në fund. Ne duhet të rivendosim veten dhe të luftojmë për tre trofetë e mbetur”, ka thënë Xavi.

Nuk ka gjasa që Barcelona të marrë ndonjë vendim të madh për trajnerin e tyre pas humbjes në “El Clasico”. Më parë, Laporta deklaroi se do të gjykojnë punën e tij vetëm në fund të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Javelinët amerikane dhe p..ët dimalbashiane:…