Xavi për ‘Topin e Artë’: Me vjen mirë që nuk u përsërit 2010-ta
16 dhjetor 2018
| 12:36
Xavi Hernandez është rikthyer të flas për “Topin e Artë” të cilin e fitoi Luka Modriq. Spanjolli ishte i pranishëm në një eveniment që prezantonte një prej stadiumeve të botërorit të Katarit.
Ish-kapiteni i Barcelonës ka një preferencë të qartë dhe ai është Messi.
“Mendoj se Modriqi e meritoi atë çmim, ndonëse kishte edhe futbollistë të tjerë. Them se duhet të ishte një francez për shkak të fitimit të Botërorit. Për mua trofeu duhet të fitohet çdo vit nga Messi, por Modriq është fitues i ndershëm dhe më vjen mirë që e fitoi një mesfushor atë çmim, jo siç ndodhi në 2010”, ka thënë Xavi.