Xavi preket nga Covid-19: Jam mirë, do e kaloj shpejt

25 korrik 2020 | 12:40

Një tjetër legjendë e futbollit është prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për ish-yllin e Barcelonës Xavi Hernandez i cili ka njoftuar se është prekur nga koronavirusi, por trajneri i Al Sadd në Katar është mirë dhe pritet ta kalojë shumë shpejt këtë situatë delikate.

“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi mes të tjerash në postimin e bërë.

Ish-mesfushori ka qenë një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për Hospital Clinic në Barcelonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Premier League edhe Bundesliga gjermane ka një datë për…