Xavi prezantohet si trajner i Barçës: Jam i përgatitur për këtë sfidë
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez është prezantuar si trajner i skuadrës nga “Camp Nou”.
Xavi u emërua trajner i Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman, duke nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2024. Ish-mesfushori i njohur është i bindur se mund ta kthejë klubin në binarë.
Barça e mori dritën e gjelbër për emërimin e tij të premten, pasi e pagoi klauzolën e lirimit në kontratën e 41-vjeçarit me klubin e Katarit, Al-Sadd. Xavi, i cili luajti 17 vjet për Barcelonën duke i fituar 25 trofe në 767 paraqitje.
“Jam i përgatitur. Më pëlqejnë sfidat. Ekipi ka talent dhe unë do të përpiqem ta përçoj përvojën time te lojtarët për të fituar tituj. Unë e njoh Barçën, e njoh klubin, është një çast delikat në historinë e klubit, ekonomikisht dhe në fushën e lojës. Ne duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bashkohemi”, ka thënë Xavi.
Xavi do ta marrë në dorën Barçën në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës, me 11 pikë larg liderit Real Sociedad dhe gjashtë pikë larg top katërshes. Ndeshja e tij e parë si trajner i Barcelonës do të jetë kundër Espanyolit më 20 nëntor në “Camp Nou”.
HE’S BACK!
Xavi Hernandez is currently unveiled as new head coach of his boyhood club FC Barcelona. pic.twitter.com/tpnQo22wbn
— iDiski Times (@iDiskiTimes) November 8, 2021
𝐗𝐀𝐕𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟒#BentornatXavi pic.twitter.com/7W8Q2VPonD
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 8, 2021