Xavi pritet të nis një punë të re
09 janar 2019
| 16:38
Xavi Hernanez është duke bërë një hap të madh në karrierën e tij. Ai është duke menduar t’i futet zejes së trajnerit qysh nga ky muaj.
Sipas medieve në Spanjë, legjenda e Barcelonës do të filloj kursin për t’u bërë trajner qysh në këtë vit.
Nëse gjithçka shkon mirë, Xavi do të diplomojë më 1 qershor të këtij viti.
UEFA është thënë se ka marrë njoftimin nga legjenda spanjolle që ta fillojë kursin për t’u bërë trajner, andaj më shumë gjasë ai do të filloj nga ky muaj.
Nëse Xavi diplomon në qershor, atëherë ai do ta drejtojë një skuadër nga liga e dytë apo e tretë e Spanjës.