Xavi refuzoi ofertën e Romës

25 shtator 2024 | 11:49

Xavi Hernandez ishte ndër ata që refuzuan Romën në fillim të këtij muaji, sipas Ivan Zazzaroni të “Corriere dello Sport”.

Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli dhe trajneri aktual i Ajaxit, Francesco Farioli, me sa duket bënë të njëjtën gjë. AS Roma përfundoi duke zëvendësuar Daniele De Rossin me ish-trajnerin e Torinos, Veronës dhe Genoas, Ivan Juriq. Xavi më herët ishte i lidhur me Milanin, Ajaxin dhe madje edhe Chelsean me Manchester United. Ish-trajneri i Barcelonës është në pushim pasi u shkarkua muaj më parë nga Barcelona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të…