Xavi refuzon ofertën e Dortmundit
19 maj 2021
| 15:30
Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka refuzuar ofertën për tu ulur në stolin e Borussia Dortmundit në kohën që këta të fundit janë në kërkim të një trajneri.
Gjithashtu gazeta shkruan se Xavi ka refuzuar dhe një ofertë nga federate braziliane për tu afruar në kombëtare si ndihmës i trajnerit Tite.
Ish-mesfushori aktualisht drejton skuadrën e Al-Sadit në Katar dhe shihet si pasardhësi i Roland Koemane në stolin e Barcelonës, por disa ditë më parë klubi nga Katari rinovoi kontratën dhe për dy vite të tjera me ish-blaugranasin.