Xavi: Roberto duhet të rinovojë me Barcelonën

09 janar 2024 | 10:51

Trajneri i Barcelona, Xavi, i ka kërkuar klubit që të rinovojë sa më shpejt kontratën me kapitenin e skuadrës, Sergi Roberto.

Kontrata e 31-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni. Sergi Roberto ka luajtur përgjatë gjithë karrierës së tij me fanellën “blaugana”, duke qenë një ikonë e këtij klubi.

“I kam rekomanduar klubit që të rinovojë kontratën me Sergi Roberto. Si lojtari ashtu edhe klubi e dinë mendimin tim për të. Ai është i rëndësishëm për ne, pasi mund të luajë në disa pozicione në mesfushë”, ka thënë Xavi.

“Me të mund të flas fare pak për t’i shpjeguar atë që dua të transmetoj në fushë. Ai e di se çfarë është dhe çfarë përfaqëson Barcelona. Një futbollist shpesh i kritikuar më shumë seç duhet, por gjithnjë luan në nivele të larta. Jam i lumtur që e kam në skuadër e dikur kam luajtur me të”, u shpreh Xavi. Këtë sezon, ka shënuar tre

herë në La Liga në gjashtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Gania mori vendimin për të dalë nga shtëpia dhe…