Xavi rrezikon të shkarkohet në fund të sezonit
Xavi Hernandez është pajtuar ditë më parë për të vazhduar bashkëpunimin me Barcelonën deri në vitin 2025, por mediat në Spanjë raportojnë se trajneri mund të shkarkohet nga Laporta në fund të këtij sezoni.
Kjo ide, hipotezë, apo thjesht thashethemet, vjen pasi Xavi është shfaqur i dorëzuar, duke i rrëfyer presidentit se të konkurrosh Realin sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë.
Kjo deklaratë e Xavit nuk është pritur mirë nga Laporta, pasi Xavi, në momentin që konfirmoi se do të qëndronte te Barcelona edhe vitin e ardhshëm, u shfaq shumë optimist. Në këto kushte, gjithnjë sipas mediave, nuk përjashtohet një shkarkim në fund të këtij sezoni.
Siç raportohet, sulmi është hera e dytë që Belbek vihet në shënjestër të ukrainasve gjatë 48 orëve të fundit.
Kur u pyet në lidhje me një sulm të mundshëm ukrainas në Belbek, Dmytro Pletenchuk, zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës për jug, tha: “Ne nuk mund të shpalosim asnjë detaj në këtë moment, sepse nuk ka informacione të verifikuara”.
Ndryshe, nga sulmi masiv me dronë ukrainas në Krime, Sevastopoli ka mbetur pa energji elektrike.